Zbulohen planet e Barcelonës për Vitor Roquen

Zbulohen planet e Barcelonës për Vitor Roquen

Sport May 04, 2024 - 13:43

Barcelona po planifikon të dërgojë sulmuesin Vitor Roque në huazim këtë verë për të përshpejtuar përshtatjen e tij ndaj ashpërsisë së La Ligës.

Barcelona ra dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me 19-vjeçarin nga klubi brazilian Athletico Paranaense verën e kaluar për një vlerë fillestare prej 30 milionë euro, përpara se të bënte lëvizjen në janar. Roque që atëherë është paraqitur rregullisht për klubin katalanas, por kryesisht si zëvendësues dhe rezervë i Robert Lewandowskit.

Sipas “The Athletic”, Barça dëshiron t’i japë përparësi zhvillimit të Roques dhe po kërkon një huazim për të sezonin e ardhshëm. Xavi do të donte që ai të shkonte në një tjetër skuadër të ligës së lartë në Spanjë, në mënyrë që të mund të përshtatet me stilin dhe ritmin e La Ligës.

Xavi u pyet për të ardhmen e Roque së fundmi dhe pranoi se do të ulet me lojtarin dhe familjen e tij për të diskutuar hapat e tij të ardhshëm. 

Ai tha: “Ne do të ulemi për të parë se çfarë është më e mira për secilin lojtar. Nuk është e lehtë të vish nga Brazili, të përshtatesh në moshën 18 vjeç, të bësh një ndryshim në Barça. Ai ka nevojë për kohë, minuta dhe ndoshta më shumë besim. Ai është i aftë për të luajtur për Barçën për një kohë të gjatë, ne do të vendosim në fund të sezonit”. /Zëri