Arsenali fiton me rezultat bindës ndaj Bournemouthit

Arsenali fiton me rezultat bindës ndaj Bournemouthit

Sport May 04, 2024 - 15:31

Arsenali ka arritur të shënojë fitore bindëse ndaj Bournemouthit në kuadër të xhiros së 36-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Emirates” përfundoi me rezultat 3-0.

Saka (45’), Trossard (70’) dhe Rice (90+7’) ishin golashënuesit e Topçinjëve.

Me këtë fitore, Arsenali vazhdon në krye të tabelës me 83 pikë kurse Bournemouthi i dhjeti me 48 sosh. /Zëri