Historia e dhimbshme e futbollistit brazilian, mbeti në Lipjan pa ushqim e pa rrymë, shokët ia mblodhën paratë për një biletë të aeroplanit

Historia e dhimbshme e futbollistit brazilian, mbeti në Lipjan pa ushqim e pa rrymë, shokët ia mblodhën paratë për një biletë të aeroplanit

Sport May 05, 2024 - 23:51

Ankohet se nuk e mori asnjë pagë këtë vit.

Iu ndërpre edhe furnizimi me rrymë në banesën ku jetontë në Lipjan për shkak se nuk kishte para ta paguaj.

Thotë se nuk kishte para as për tu ushqyer, e lare më për ta paguar rrymën.

Më e keqja për futbollistin brazilian se nuk kishte para as për ta blerë një biletë të airoplanit për tu kthyer në vendin e vet prej nga kishte ardhur për të luajtur në Kosovë, ku priste ta shijonte një periudhë të mrekullueshme.

Kjo gjendje e rëndë e ka sfiduar tash e një kohë futbollistin e Ulpianës, Lucas Cunha.

Gjendja e tij u rëndua edhe më shumë kur klubi i tij, Ulpiana, u përjashtua nga garat e Ligës së Parë nga ana e Federatës së Futbollit për shkak se kishtë vërtetuar kurdisje të rezultateve nga ky klub.

Kur kjo ndodhi me Ulpianën, braziliani si pjesa tjetër e ekipit, ndërprenë aktivitetin sportiv dhe mbeti rrugëve të Lipjanit.

Lucas Cunha e ka dhënë një rrëfim shetësues për T7.

Duke parë situatën, Cunha kontaktoi shokët e skuadrës, duke i kërkuar ta ndihmonin për të gjetur një biletë për t’u kthyer në Brazil, atje ku po e priste edhe vajza që i kishte lindur këtë vit dhe që nuk e kishte parë akoma.

Bashkëlojtari i tij nga Lipjani, Liron Tasholli mori iniciativën për tëgrumbulluar paratë që ta ndihmonin duke e arritur shumën në një periudhë të shkurtër.

E Zeqirja Halili, futbollisti me të cilin Lucas Cunha e kishte ndarë banesën për disa muaj tregon më shumë për brazilianin.

Lajmin për grumbullimin e parave, Tasholli thotë se Lucas Cunha nuk mundi ta besonte.

Përkundër aventurës së keqe që kaloi te Ulpiana, Cunha thotë se do të vinte përsëri në Kosovë, sidomos për shkak njrëzve të mirë që njohu në vendin tonë e që i dolën në ndihmë në këto kohë të vështira për të.

Lucas Cunha do të udhëtojë nesër në mëngjes për në Brazil, ku pritet të bashkohet me familjen e tij dhe ta takojë për herë të parë vajzën e tij, Lunën, e cila beson se do ta bëjë që ta harrojë sfidën që e kaloi në vendin tonë.

Emisioni “Favorit” e ka kontaktuar edhe kryetarin e klubit të Ulpianës, Jeton Gashin.

Ai ka thënë se klubi e kishte të pamundur ta paguajë brazilianin dhe lojtarë tjerë për shkak të procedurave nga Ministria e Sportit dhe Komuna e Lipjanit që janë komplikuar shkaku i përjashtimit të Ulpianës nga garat.

Por, Gashi tha qe klubi ia ka mundësuar brazilianit ta shkëpus kontratën dhe e ka siguruar që do t’ia jap 2 mijë euro në momentin që kryhen këto procedura.