I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në gjumë portierin e Lyonit me një super gol
Sport
May 06, 2024 - 22:06
Lille dhe Lyon po luajnë përballë njëra-tjetrës në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit francez.
Pas 45 minutave Lille po udhëheq me rezultat të pastër 2-0 ku njërin prej golave e shënoi ylli kosovar Edon Zhegrova.
Zhegrova shënoi në minutën e 37-të për të dyfishuar epërsine Lille, me një gol i cili e la pa asnjë gjasë të reagojë portierin mysafir.
Ky ishte goli i gjashtë i Zhegrovës këtë edicion në Ligue 1, teksa ka kontribuar edhe me gjashtë asistime.
Me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit i Zhegrovës në Francë, pasi paraqitjet e tij fantastike këtë edicion kanë bërë që për të të interesohen një numër i madh klubesh evropiane. /Telegrafi
ë Goal: Edon Zhegrova | Lille 2-0 Lyon pic.twitter.com/F0zttY4zVS
— ë More clips on @FootColic - Follow! (@HeadLovie84693) May 6, 2024