Florian Wirtz, lojtari i sezonit në Bundesligë

Florian Wirtz, lojtari i sezonit në Bundesligë

Sport May 20, 2024 - 21:57

Futbollisti Florian Wirtz ka pasur një super sezon si në aspektin ekipor, si atë individual.

Wirtz ka arritur ta fitojë titullin e kampionit në Bundesliga me Bayer Leverkusenin, si dhe është në finale të Kupës së Ligës dhe të Ligës së Evropës.

Në 32 paraqitjet e ligës, gjermani realizoi 11 gola dhe dhuroi 12 asistime.

Këto paraqitje të mira të tij kanë bërë që ai të shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga për sezonin 2023/24.

Gjatë sezonit, Wirtz u emërua lojtari i muajit tre herë (tetor, dhjetor dhe shkurt).