Anglia publikon listën preliminare për Euro 2024 – Southgate fton 33 futbollistë, lë jashtë shumë “senatorë”

Anglia publikon listën preliminare për Euro 2024 – Southgate fton 33 futbollistë, lë jashtë shumë “senatorë”

Sport May 21, 2024 - 17:01

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka ftuar plotë 33 futbollistë në listën preliminare për Euro 2024. 

Southgate nuk ka arritur të vendos ende për 26 futbollistët që do t’i ftojë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Kështu, përzgjedhësi i ‘Tre Luanëve’ ka ftuar plotë 34 futbollistë në listën preliminare, ku nga ajo do të largohen shtatë lojtarë.

Pjesë e listës janë yjet e mëdhenj si Harry Kane, Jude Bellingham, Bukayo Saka, Phil Foden dhe Kyle Walker, ndërsa mungojnë plotë senatorë.

Marcus Rashford, Ben Chilwell, Reece James, Jordan Henderson, Kalvin Phillips, Nick Pope, Raheem Sterling, Jadon Sancho dhe Levi Colwill janë lënë jashtë kësaj liste.

Emra të rinj që janë pjesë e kësaj liste janë Kobbie Maino, Jarell Quansah, Adam Wharton, James Trafford dhe Eberechi Eze.

Lista zyrtare me 26 futbollistë të ftuar do të publikohet me 8 qershor. /Telegrafi/