Albion Rrahmani në radarin e Rangersit, në garë edhe Sparta e Slavia Pragues

Albion Rrahmani në radarin e Rangersit, në garë edhe Sparta e Slavia Pragues

Sport May 21, 2024 - 22:24

Albion Rrahmani pati një stinor shumë të suksesshëm te Rapidi i Bukureshtit në Rumani me 17 gola të shënuar në të gjitha garat.

Kjo ka bërë që ai të kërkohet nga shumë ekipe të mëdha.

Ndër ta është edhe Glasgow Rangers i superiores së Skocisë.

Mediat nga Skocia kanë raportuar se për sulmuesin e Kosovës, klubi Rangers ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare ndaj Rapid Bukureshtit.

“Light Blues” kanë qenë të lidhur ngushtë me Rrahmanin, i cili në ndeshjen e fundit me Rapidin është parë duke bërë një përshëndetje emocionale për klubin aktual.

Por, kjo ka qenë para ardhjes së trajnerit të ri të Rapidit, Neil Lennon, i cili në paraqitjen e parë për mediat gjatë ditës së sotme tha se shpreson ta mbajë në klub yllin e Kosovës.

Por, sipas raportimeve të fundit nga mediat rumune, klubi nga Skocia ende nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare për lojtarin – por një ofertë zyrtare veçse ka shkuar nga një klub tjetër.

Gazetari rumun, Emanuel Rosu, shkroi në X/Twitter: “Nuk ka asnjë ofertë për Rrahmanin nga Glasgow Rangers deri më tani. Rapidi ka pranuar vetëm një ofertë zyrtare për përfaqësuesin e Kosovës dhe nuk është nga Rangers”.

Media “The Sun Scotland” raporton se oferta për Rrahmanin ka shumë gjasa të jetë nga Sparta Prague, klub i cili besohet të ketë ofruar 2rreth 2.5 milionë euro për shërbimet e tij.

Edhe Slavia Prague besohet se është në garë për sulmuesin e Kosovës.

Pos tyre, të lidhura me një transferim të mundshëm të Rrahmanit, i cili ka edhe 2 vjet kontratë me Rapidin, kanë qenë edhe skuadrat Aston Villa, Werder Bremen dhe Benfica.

Trajneri i ri i Rapidit tha sot: “Nuk dua që ai të largohet. Ai është top-lojtar dhe golashënuesit janë produkt i vlefshëm për ekipin”.

“Janë lojtarë shumë të rëndësishëm dhe ai ka pasur një sezon fantastik. Ky diskutim shpresojmë se do të ndodhë por nuk mund ta kontrollojë atë për momentin”, u shpreh Lennon. /Klankosova.tv