![Ballkani fiton për herë të parë Kupën e Kosovës](/uploads/zeri.info/images/2024/May/22/auto_444764466_326492647214179_8518617126507744625_n-1068x8011716394099.jpg)
Ballkani fiton për herë të parë Kupën e Kosovës
Sport
May 22, 2024 - 18:07
Ballkani ka fituar për herë të parë në histori të klubit Kupën e Kosovës.
Suharekasit mposhtën përmes penalltive Prishtinën, në finalen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Pas 120 minutave lojë, rezultati në kohën e rregullt ishte 2:2.
Për skuadrën e udhëhequr nga Ilir Daja realizuan Walid Hamidi dhe Meriton Korenica, teksa për mysafirët dy golat i shënoi Albin Krasniqi./tvdukagjini