Yamali fiton çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në La Liga për U-23

Yamali fiton çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në La Liga për U-23

Sport May 28, 2024 - 21:25

Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit për U-23.

Yamal ishte fantastik për ekipin katalunas gjatë këtij edicioni, duke qenë vendimtar në disa prej ndeshjeve.

Në 50 paraqitjet e këtij sezoni në të gjitha garat, Yamal ka shënuar shtatë gola, si dhe ka dhuruar 10 asistime.

Edicionin në La Liga, Barcelona e mbylli në pozitën e dytë me 85 pikë, dhjetë më pak se Real Madridi kampion./Express/

Image