Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër – ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër – ia shikon çdo ndeshje

Sport May 28, 2024 - 22:20

Kylian Mbappe tashmë është futbollist i lirë, pasi i skadoi kontrata me Paris Saint-Germanin, të cilën nuk e vazhdoi.

Mbappe është i lidhur me një kalim tek skuadra e Real Madridit gjatë kësaj vere.

Gjatë ditës së sotme, francezi dha një intervistë për SkySport, ku dha një deklaratë të fortë.

Mbappe përmendi dëshirën e tij të kahmotshme për të veshur fanellën e Milanit, një gjë të tillë do e donin edhe familja e tij.

“Futbolli italian? Asnjëherë nuk e dini se çfarë ndodh! Gjithmonë thosha: nëse një ditë do të shkoj në Itali, do të shkoj në AC Milan… sepse isha një tifoz i madh i Milanit! Si fëmijë, kam qenë një tifoz i madh i AC Milan dhe ende e shikoj gjithmonë Serinë A, gjithmonë jam duke ndjekur çdo ndeshje të Milanit. E gjithë familja ime, të gjithë janë tifozë masivë të Milanit!” tha ai për SkySport.