Chelsea, i interesuar për anësorin e Leeds Unitedit

Chelsea, i interesuar për anësorin e Leeds Unitedit

Sport May 28, 2024 - 23:24

Chelsea mund të transferojë Crysencio Summervillen pasi Leeds Unitedi nuk arriti të sigurojë mbetjen në Premierligë.

Leeds përshkruhet nga “Daily Telegraph” si i “përfatitur për oferta” për Summervillen ndërsa afrohet merkatoja e transferimeve. Chelsea është emëruar si kërkues për holandezin 22-vjeçar, një lojtar që i përshtatet formës në Stamford Bridge për sa i përket talentit të ri. 

Liverpooli është një tjetër skuadër e lidhur, edhe pse nuk ka asnjë indikacion për interesim të fortë. 

Kushdo që shkon pas Summervilles mund të presë të paguajë deri në 30 milion euro.

Shitja e Summervilles, i cili shënoi 21 herë në të gjitha garat në sezonin 2023-2024, mund të jetë e nevojshme për Leedsin pasi humbja e finales së play-off-it të Champions League kundër Southampton është një goditje financiare. 

Summerville shënoi në katër ndeshje radhazi në Premierligë për Leedsin gjatë tetorit dhe nëntorit 2022 - kundër Fulhamit, Liverpoolit, Bournemouthit dhe Tottenhamit. /Zëri