Zyrtare: Ardian Nuhiu, trajner i ri i Gjilanit
SC Gjilani ka filluar rindërtimin për sezonin e ri, pas problemeve që kaloi sezonin e kaluar.
Tashmë të stabilizuar në çdo aspekt, Gjilani ka nisur të zyrtarizojë ndryshimet në klub.
Duke nisur nga Drejtori Sportiv, Ertan Demiri, klubi gjilanas para pak minutash ka zyrtarizuar edhe trajnerin e ri.
Ishi i Dritës, Ardian Nuhiu do të jetë në krye të shtabit teknik, i cili rikthehet në futbollin kosovar, pas një përvoje jo të mirë te Shkëndija sezonin e kaluar.
Ardian Nuhiu e njeh mirë edhe qytetin e Gjilanit, pasi më herët kishte qenë trajner te Drita, nga shkurti i vitit 2019, deri në gjysmën e parë të sezonin 2022/23.
Nuhiu madje edhe e ka të fituar një titull të Superligës, atë në sezonin 2019/20.
Gjilani sezonin e kaluar përfundoi në vendin e gjashtë në tabelë, duke i ikur barazhit tek në javën e fundit të kampionatit.