Pas pushimit të dielën, Kuqezinjtë do t’i nisin përgatitjet për Italinë me dy seanca stërvitore në ditë

Pas pushimit të dielën, Kuqezinjtë do t’i nisin përgatitjet për Italinë me dy seanca stërvitore në ditë

Sport June 10, 2024 - 08:24

Kombëtarja shqiptare do të rinisë të hënën (sot) përgatitjet për ndeshjen e parë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Italisë, që do të luhet në stadiumin e Dortmundit më 15 qershor, në orën 21:00.

Pas një dite pushim, kuqezinjtë do të zhvillojnë dy seanca stërvitore në kampin bazë të Shqipërisë në Kaiserau.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se seanca e parë e të hënës do të nisë në ora 11:00 dhe do të jetë e hapur 15 minutat e para për median, ndërsa seanca e dytë do të startojë në ora 17:00 dhe do të jetë gjithashtu e hapur për median.

Image

Sakaq, do të kemi dhe në konferencë për median nesër me një nga futbollistët kuqezi, i cili do të jetë në komunikimin e përditshëm duke nisur nga ora 13:45.

Konferencën mund ta ndiqni në faqen zyrtare të FSHF në Youtube, teksa gazetarët do të mund ta ndjekin dhe të drejtojnë pyetje online në kanalin e dedikuar në Microsoft Teams.