
S’mjafton goli i Bajramit, Shqipëria pëson ngushtë nga Italia
Sport
June 15, 2024 - 22:56
Shqipëria është mposhtur në ndeshjen e parë, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Kuqezinjtë u mposhtën me përmbysje nga Italia me rezultat 2-1, në stadiumin “Signal Iduna Park”.
Fillimisht në epërsi kaloi Shqipëria, ku Nedim Bajrami arriti të realizoi në sekondin e 23-të, kështu duke hyrë në histori të kampionatit evropian pasi shënoi golin më të shpejtë.
Më pas, Bastoni arriti të barazoi rezultatin në minutën e 11-të, me Barellan që përmbysi gjithçka në minutën e 16-të.
Kësisoj, deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-1.
Shqipëria me këtë humbje renditet e treta me 0 pikë, kurse Italia e dyta me tri sosh. /Zëri