![Sky Sports raporton për përleshje mes tifozëve shqiptarë dhe serbë, dalin pamje [video]](/uploads/zeri.info/images/2024/June/16/auto_1_PAY-ENGLAND-FANS-FIGHT-AGAINST-SERBIAN-FANS1718554754.webp)
Sky Sports raporton për përleshje mes tifozëve shqiptarë dhe serbë, dalin pamje [video]
Sky Sports raporton për përleshje mes tifozëve shqiptarë dhe serbë- anglezët s’janë të përfshirë
Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë.
Fillimisht, nëpër rrjete sociale u tha se tifozët anglezë u përleshën me ata serbë.
Megjithatë, Sky Sports raporton se përleshja u zhvillua mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë.
“Policia gjermane është përballur me një incident me tifozë shqiptarë dhe serbë pranë qendrës së Gelsenkirchen. Shumica e oficerëve të lartë të policisë gjermane në vendngjarje thonë se për momentin ata besojnë se incidenti nuk përfshin tifozë anglezë”, thuhej në njoftimin e mediumit të madh anglez.
Anglia dhe Serbia do të përballen sonte nga ora 21:00 në kuadër të Kampionatit Evropian. /Gazeta Express/