
Daku reagon pas ndeshjes me Italinë, ku s’u inkuadrua në lojë nga Sylvinho
Sport
June 17, 2024 - 10:23
Mirlind Daku siç duket nuk është aspak i preferuar për sulmin e Kombëtares.
Trajneri Sylvinho nuk i jep minuta prej 20 nëntorit të vitit 2023, kur startonte në barazimin (0-0) kundër Ishujve Faroe.
Pesë ndeshje kanë kaluar prej atëherë, teksa ndër të grumbulluarit për Evropian, Daku është i vetmi që nuk ka marrë asnjë minutë.
“Plani i zotit” shkruan Daku së fundmi dhe e shoqëron me një foto të tij pas ndeshjes me Italinë.
Sulmuesi mund të jetë në pritje të minutave për ndeshjen e ardhshme.
Kujtojmë se kuqezinjtë luajnë kundër Kroacisë më 19 qershor.
