Evitohet tragjedia në Spanjë, terroristët u urdhëruan t’i qëllonin futbollistët dhe tifozët e Real Madridit

Evitohet tragjedia në Spanjë, terroristët u urdhëruan t’i qëllonin futbollistët dhe tifozët e Real Madridit

Sport June 17, 2024 - 13:25

Një tragjedi e madhe është evituar në Spanjë, ku lojtarët dhe tifozët e Real Madridit ishin caku i një sulmi terrorist.

Sipas "El Confidencial", shërbimet e informacionit “Guardia Civil” kanë zbërthyer javët e fundit një rrjet terrorist që synonte të sulmonte stadiumin "Santiago Bernabeu", derisa caku ishin futbollistët e Real Madridit, por edhe tifozët e tyre.

Sipas planit "horror", militantët do të qëllonin kundër lojtarëve dhe tifozëve të Real Madrid gjatë festës së madhe.

Nëntë persona u arrestuan në disa operacione policore në Salt (Girona), Algeciras (Cadiz), Anta (Almeria) dhe Tenerife.

Në një poster të publikuar në internet shihet një burrë me kapuç duke pritur autobusin e Real Madrid. Dhe në mesazh shkruhej:

“Vëllai im i dashur. Prit në një vend afër pikës së mbërritjes së lojtarëve. Qëlloji ata dhe tifozët e tyre” është urdhri ogurzi.

Në bashkëpunim të ngushtë me EUROPOL-in dhe FBI-në amerikane, operacioni i autoriteteve spanjolle synonte të shenjëstronte fondacionin e vetëshpallur I’lam, një nga qendrat kryesore të propagandës së lidhur me Shtetin Islamik (ISIS).

Shteti Islamik ka bërë kërcënime për sulme terroriste për ndeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve, por kishte zëra se një gjë të tillë do ta bënin edhe gjatë Kampionatit Evropian dhe për këtë janë të informuar policia gjermane që po kujdesën për sigurinë. /Telegrafi