Edhe një lojtar i gjeneratës së artë të Kroacisë njofton tërheqjen nga kombëtarja

Edhe një lojtar i gjeneratës së artë të Kroacisë njofton tërheqjen nga kombëtarja

Sport July 21, 2024 - 19:09

Domagoj Vida tërhiqet nga kombëtarja e Kroacisë. Mbrojtësi potent veshi 105 herë fanellën e ekipit kombëtar.

Suksesin më të madh e siguroi në Botërorin Rusi 2018. Kur bashkë me shokët e skuadrës u shpallën nënkampionë bote.

Pas emrave të brezit të artë si Mario Mandzukic, Ivan Rakitic, Sanijel Subasic dhe Dejan Lovren, me Kroacinë e mbyll edhe qendërmbrojtësi i AEK-ut të Athinës në Greqi.

14 vite fantastike me fanellën e Kombëtares, medalje e argjendtë në Rusi 2018 dhe e bronztë në Katar 2022, por tashmë u duhet hapur rruga të rinjve. Dhe 35-vjeçari ka zgjedhur të fokusohet vetëm te klubi i tij.