Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Ballkanit dhe Larnes

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Ballkanit dhe Larnes

Sport August 08, 2024 - 20:52

Ka përfunduar pjesa e parë mes Ballkanit dhe Larnes në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Pas vetëm tetë minutash, kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës rrezikoi me anë të Ismajlgecit, por që goditja e tij nga gjuajtja e lirë ishte e pasaktë.

Hamidi rrezikoi në minutën e 15-të, por portieri i Larnes ishte shumë i vëmendshëm.

Ilir Daja u detyrua të bëjë zëvendësim, pasi Gentrit Halili (22’) u lëndua, duke lëshuar vendin për Gerab Smajlin.

Në minutën e 33-të, Karrica bëri një gjuajtje të fuqishme, por Ferguson e zgjati këmbën, duke shpëtuar Larnen.

Ballkani ishte dukshëm më i mirë në këta 45 minutat e parë, ndërsa do të shpresojë që në pjesën e dytë të gjejë golin e epërsisë.