Rrahmani, në formacionin e javës në Serie A

Rrahmani, në formacionin e javës në Serie A

Sport December 03, 2024 - 16:10

Amir Rrahmani po vazhdon me paraqitje të shkëlqyeshme edhe në këtë sezon në Serie A.

Ylli kosovar e ndihmoi Napolin që ta ruajë primatin në kampionatin italian me një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme.

Përfaqësuesi kosovar ishte i pakalueshëm në fitoren e napolitanëve me rezultat 1:0 ndaj Torinos së Mërgim Vojvodës.

Dhe, kjo bëri që ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës të përfundojë në formacionin e javës në Serie A, të cilin e zbuloi “WhoScored”.

Rrahmani u vlerësua me notën 7,85 pas paraqitjes solide ndaj “Granata”.

Kjo ia mundësoi Napolit ta ruajë primatin në Serie A me një pikë më shumë se Atalanta, ndërsa ekipi i Antonio Contes shihet si njëri prej favoritëve për ta fituar prapë titullin e kampionit në Itali.

Image