
Zyrtare: Marques Townes, basketbollisti më i ri i KB Peja
KB Peja ka njoftuar se Marques Townes është basketbollisti më i ri i skuadrës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në Facebook.
Townes do të jetë pjesë e Pejës për pjesën tjetër të sezonit. /Zëri
Postimi i plotë nga Peja:
Marques Townes, basketbollisti më i ri i KB Peja.
Domenikano Amerikani, Marcques Townes, i bashkohet zyrtarisht KB Pejës për pjesën e mbetur dhe vendimtare të edicionit 2024/25.
29 vjeçari mbulon pozitat PG/SG dhe deri tani ka pasur një rrugëtim shumë të pasur në karrierë. Townes u rrit në Amerikë ku për 4 vite luajti në NCAA, duke krijuar pastaj karrierë në Europë, në disa nga top ligat si Spanjë, Gjermani, Francë e liga tjera me renome.
Sezonin e kaluar Townes ishte pjesë e PAOK në Greqi e këtë edicion u paraqit me skuadrën e Anorthosis. Eksperienca e tij, do jetë ndihmë e madhe për KB Pejën në sprintin final të këtij edicioni.
WELCOME, MARQUES!