
Francezi Turpin do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Man City – Real Madrid
Sport
February 09, 2025 - 17:17
Tashmë është caktuar se kush do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Man City – Real Madrid, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Bëhet fjalë për gjyqtarin francez Clement Turpin, i cili do të gjykojë për herë të tretë në një ndeshje të Real Madridit.
Kujtojmë se ndeshja mes Manchester Cityt dhe Real Madridit do të zhvillohet të martën, në orën 21:00. /Zëri