
Joao Felix zbulon arsye pse zgjodhi Milanin
Sport
February 11, 2025 - 17:17
Mesfushori portugez, Joao Felix ka zbuluar arsye pse vendosi ta zgjedh Milanin, për ta vazhduar karrierën e tij.
Felixi u huazua te Milani në merkaton e janarit nga Chelsea deri në fund të sezonit.
Mesfushori ka zbuluar se pse zgjodhi pikërisht të shkojë te Milani.
“Nuk i kërkova Milanit të luante çdo ndeshje, vetëm për të luajtur në pozicionin tim… dhe Sergio Conceiçao donte pikërisht të më vinte në pozicionin tim më të mirë”.
“Kjo ishte vendimtare për mua që të zgjedh AC Milan”, u shpreh ai. /Zëri