Man Utd merr barazim në udhëtim te Evertoni

Man Utd merr barazim në udhëtim te Evertoni

Sport February 22, 2025 - 15:35

Manchester Unitedi nuk ka mundur që të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Evertoni, në kuadër të xhiros së 26-të në Premierligë.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Goodison Park” përfundoi me rezultat 2-2.

Golat për Man Utd u shënuan nga Fernandes (72’) dhe Ugarte (80’), kurse për Evertonin realizoi Beto (19’) dhe Doucoure (33’).

Pas këtij barazimi, Man Utd e sheh vetën në pozitën e 15-të me 30 pikë, kurse Evertoni në pozitën e 12-të me 31 sosh. /Zëri