
Modriq flet për të ardhmen e tij te Real Madridi
Mesfushori veteran Luka Modriq ka folur për të ardhmen e tij te Real Madridi.
Modriq u shpreh se rinovimi i kontratës së tij nuk është çështje për t’u nxitur, kurse theksoi se ëndrra e tij është e qartë, të pensionohet në Madrid.
“Kontrata e re do të nënshkruhet me Real Madridin? Nuk u nxitoni. Sezoni është ende i gjatë, kemi shumë ndeshje të tjera. Pastaj do të shohim, u shpreh 39-vjeçari për “Telefoot”.
“Ëndrra ime është e qartë, të pensionohem në Real Madrid”, shtoi ai. /Zëri
ë Luka Modrië: “New contract to be signed at Real Madrid? No hurry. The season is still long, we have many more games. Then we will see”.
“My dream is clear, to retire at Real Madrid”, told Telefoot. pic.twitter.com/Pcd5fiUGA2