Shqipëria pret Andorrën në “Air Albania”, kërkohet fitorja e parë në kualifikime
Sport
March 24, 2025 - 08:46
Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sonte në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Kuqezinjtë para tifozëve të tyre në “Air Albania” do të përballen me Andorrën.
Pas humbjes në ndeshjen e parë 2-0 nga Anglia, të përzgjedhurit e Sylvinhos kërkojnë tri pikët e para në grup.
Shqipëria është favorite e madhe në letër për ta fituar këtë sfidë, teksa mysafirët kërkojnë të shkaktojnë befasi.
Sfida mes Shqipërisë dhe Andorrës fillon në orën 20:45.