
Alexander-Arnold do të nënshkruajë për Real Madridin, por vite më parë kishte fjalë të mëdha për Barcelonën
Trent Alexander-Arnold ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Real Madridin, shkruan Fabrizio Romano.
Trent do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadon në verë.
Por disa vite më parë, Trent kishte rrëfyer dashurinë e tij për Barcelonën, madje duke u thelluar në mendime.
“Ekipi tjetër im i preferuar është Barça. Unë mendoj se ata kanë të njëjtat vlera si Liverpooli. Ata sjellin shumë lojtarë nga akademia e të rinjve”.
“Unë u rrita duke i parë ata. Messi dhe ai ekip special me Iniesta, Xavi, Henry, Eto’o… Të gjithë ata… Ishte diçka e veçantë”, kishte thënë mbrojtësi në atë intervistë të vitit 2021.
Barcelona nuk ka bërë shumë presion për të nënshkruar me Trentin si një lojtar i lirë.
Romano thotë se shoku i tij Jude Bellingham, i cili luan për Real Madridin, e ndihmoi ta bindte të bashkohej me mbretërit spanjoll.