Kampionati evropian u-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste
Sport
March 26, 2025 - 15:47
Tashmë janë përcaktuar ekipet finaliste të kampionatit evropian U-17 “Shqipëri 2025”, njofton Federata Shqiptare e Futbollit, transmeton "Zëri".
Shqipëria nikoqire, Gjermania, Franca, Portugalia, Çekia, Belgjika, Anglia dhe Italia janë klubet që do të garojnë për këtë trofe.
Shorti do të hidhet më 31 mars, teksa kampionati është paraparë të fillojë më 1 qershor.
Ndërkaq, finalja e këtij kompeticioni do të mbahet më 1 qershor.
