Kupa e Mbretit vazhdon me gjysmëfinalen e dytë, Barcelona dhe Atletico Madrid kërkojnë finalen
Sport
April 02, 2025 - 09:29
Kupa e Mbretit do të vazhdojë sonte (e mërkurë) me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, ku do të takohen Barcelona dhe Atletico Madrid, dy skuadrat spanjolle që kërkojnë finalen.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Metropolitano” dhe fillon në orën 21:30.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të takohet në finale me Real Madridin, i cili mbrëmë mposhti Real Sociedadin pas vazhdimeve.
Finalja do të zhvillohet më 26 prill. /Zëri