Kamberi reagon për skandalin ndaj KF “Tërnocit”: Kjo është qasja e Beogradit ndaj shqiptarëve
Një skandal i vërtetë ka ndodhur në qytetin e Bosilegradit në Serbi, pasi ka përfunduar ndeshja futbollistike midis KF “Mlladost” dhe klubit shqiptar KF “Tërnoci”.
Nga KF “Tërnoci” kuptohet se me të përfunduar ndeshja, policia ka hyrë në terren dhe ka goditur një futbollist të KF “Tërnoci” e më pas është futur edhe në zhveshtore.
Në lidhje me këtë skandal ka reaguar deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, shkruan Zeri.info.
Ai ka dënuar këtë ngjarje teksa ka kërkuar urgjentisht ndërmarrjen e masave për t’i ndaluar këto fyerje e keqtrajtime të shqiptarëve.
“Rasti i Bosiligradit, ku u polica serbe keqtrajtoi futbollistët e KF Tërnocit, shpërfaq, sërish, qasjen e Beogradit ndaj shqiptarëve! Shpërfaq sistemin shovinist e albanofob shtetëror i cili është instaluar në të gjithë vendin, në të gjitha institucionet, përfshirë edhe komunat e vogla e multietnike si Bosiligradi!”, thuhet në reagimin e tij.
Kamberi ka kërkuar nga kryetari i KF “Tërnocit” që të shqyrtojë pjesëmarrjen e mëtejshme të klubit në garë, meqë lojtarët e klubit janë të pasigurtë. /Zëri