Zyrtare: Edin Dzeko transferohet te Fiorentina

Zyrtare: Edin Dzeko transferohet te Fiorentina

Sport July 10, 2025 - 15:37

Edin Dzeko është transferuar te Fiorentina.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi italian, përmes një komunikate në platformën X.

Dzeko ka nënshkruar me klubin italian deri më 30 qershor 2026, me një opsion shtesë.

“ACF Fiorentina njofton se ka fituar të drejtat sportive të futbollistit Edin Dzeko”.

“Edin Dzeko, i lindur në Sarajevë më 17 mars 1986, ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me Violën deri më 30 qershor 2026, me një rinovim automatik deri më 30 qershor 2027 në kushte të caktuara”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit. /Zëri