Kampionati U-20 i basketbollit: Kosova e mposht Shqipërinë me 21 pikë epërsi

Kampionati U-20 i basketbollit: Kosova e mposht Shqipërinë me 21 pikë epërsi

Sport July 13, 2025 - 17:04

Kombëtarja e Kosovës në basketboll për grupmoshat U20 ka triumfuar ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e dytë 78 me 57, me 21 pikë në epërsi.

Pjesa e parë e sfidës ishte kryesisht e baraspeshuar me kuqezinjtë që e fituan çerekun e parë 13:11, derisa i dyti përfundoi 21:21.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në pjesën e dytë, kur U20 fitoi periodën e tretë bindshëm 9:21, derisa të fundit 14:25, për të triumfuar 57:78.

Te “Dardanët” u dalluan Erolt Rrahmani me 23 pikë e tetë kërcime, Jon Ismajli me 16 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, Arlind Konjuhi me 15 pikë dhe Rron Dahsyla me 14 pikë.

Kosova dy ndeshjet e fundit në grupe i zhvillon ndaj Hungarisë dhe Turqisë.

Divizioni B në konkurrencën e meshkujve po mbahet në Yerevan të Armenisë.