
Skandaloze: Luis Enrique sulmoi yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes
Chelsea mbrëmë mori një fitore të thellë me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube.
Që nga minuta e parë ‘Blutë e Londrës’ treguan vendosmëri në këtë ndeshje, duke mos lënë në dyshim çështjen e fituesit.
Cole Palmer me dy gola dhe Joao Pedro me një tjetër ishin ata që u përkujdesën për epilogun përfundimtar të kësaj sfide.
Sidoqoftë, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit situata eskaloi në fushë me të dy taboret që u përplasën me njëri-tjetrin.
ë WHAT HAPPENED BETWEEN LUIS ENRIQUE & JOAO PEDRO FROM DIFFERENT ANGLE ë pic.twitter.com/QUcPlG0B75
— KinG £ (@xKGx__) July 13, 2025
Në fakt ishte trajneri Luis Enrique ai i cili u përfshi në një përplasje me ekipin e Chelseat, duke sulmuar Joao Pedron.
Luis Enrique appeared to hit Joao Pedro in the face as PSG and Chelsea got into it after the final. pic.twitter.com/7C2a0Dpujp
— ESPN FC (@ESPNFC) July 13, 2025
The video as Luis Enrique HITS Joao Pedro…ë pic.twitter.com/jJoHDKxxt9
— george (@StokeyyG2) July 13, 2025
Kështu u desh intervenimi i sigurimit në mënyrë që situata të mos eskalonte më tutje./Telegrafi