
Formacionet zyrtare: Differdange 03 – Drita
Kampioni i Kosovës, Drita, do të zhvillojë sonte në Luksemburg ndeshjen e kthimit ndaj Differdange 03, në kuadër të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Takimi do të luhet në stadiumin “Stade Municipal de la Ville de Differdange”, me fillim nga ora 20:00.
Pas fitores minimale 1-0 në ndeshjen e parë në Prishtinë – ku goli vendimtar u shënua nga Arb Manaj – skuadra gjilanase udhëton me një epërsi të rëndësishme dhe moral të lartë, por gjithashtu me kujdes maksimal për sfidën që i pret.
Trajneri Zekirija Ramadani ka bërë vetëm një lëvizje taktike për të ruajtur avantazhin dhe për të menaxhuar ndeshjen.
Formacioni nis me Faton Malokun në portë, ndërsa katërshja mbrojtëse do të përbëhet nga Besnik Krasniqi në të djathtë, Juan Camilo Mesa dhe Egzon Bejtullai në qendër, si dhe Raddy Ovouka në krahun e majtë.
Në mesfushë, Rron Broja rikthehet pas pezullimit dhe do të jetë titullar. Pranë tij pritet të luajë Albert Dabiqaj.
Në repartin ofensiv, janë Liridon Balaj, Almir Ajzeraj, Blerim Krasniqi dhe Arb Manaj.
Differdange 03: Felipe, Franzoni, D’Anzico, Brusco, Bedouret, Lampereuer, Reis, Pinto, Borges, Hadji, Abreu.
Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Bejtulai, Mesa, Ovouka, Dabiqaj, Broja, Balaj, Bl. Krasniqi, Ajzeraj, Manaj.