
Zbulohet se sa fituan skuadrat e Premierligës nga sezoni i kaluar
Liverpool përfundoi sezonin 2024/25 si kampion i Anglisë dhe fitoi 65.6 milionë euro nga shpërblimet për pozicionin në tabelë.
Kjo shumë përfshin vetëm pagesat për renditjen përfundimtare dhe nuk llogarit të ardhurat nga transmetimet apo marrëveshjet komerciale.
Arsenali, që u rendit i dyti, përfitoi 62.2 milionë euro, ndërsa Manchester City, që zuri vendin e tretë, mori 59 milionë euro. Në vendin e katërt u rendit Chelsea, duke arkëtuar 55.7 milionë euro, ndërsa Newcastle United fitoi 52.4 milionë euro për vendin e pestë.
Në fund të tabelës, Southampton si skuadra e fundit e renditur, mori vetëm 3.3 milionë euro në shpërblime për pozicionin, një diferencë e madhe në krahasim me skuadrat kryesuese.
Përveç shpërblimeve për renditje, të gjitha klubet e Ligës Premier përfitojnë edhe nga të ardhurat e transmetimeve televizive dhe marrëveshjet komerciale të ligës.
Çdo skuadër ka marrë rreth 110 milionë euro si pagesë të garantuar nga këto të ardhura, duke e çuar fitimin total për shumicën e ekipeve në mbi 128 milionë euro.
Kampioni Liverpool dhe ndjekësit kryesorë kanë përfituar rreth 175 milionë euro në total për sezonin e kaluar, duke përfshirë të gjitha shpërblimet, transmetimet dhe marrëveshjet e marketingut.
Këto shifra tregojnë sërish pse Ligës Premier mbetet liga më e fuqishme ekonomikisht në botën e futbollit, me të ardhura që sigurojnë stabilitet edhe për ekipet që luftojnë për mbijetesë.