Drita fiton dhe kualifikohet në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve

Drita fiton dhe kualifikohet në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve

Sport July 15, 2025 - 22:06

Kampionia e Kosovës, Drita ka arritur që me shumë mund të kalojë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

“Intelektualët” kanë fituar 3-2 në Luksemburg ndaj Differdange – pas fitores 1-0 në Prishtinë.

Arb Manaj ishte lojtari kryesor i Dritës në këto dy ndeshje, duke shënuar tre gola dhe duke e dërguar tutje Dritën, aty ku asnjë klub kosovar nuk ka arritur më parë, në Ligën e Kampionëve.

Manaj shënoi në minutën e katërt fillimisht, pastaj në të 17-tën e dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 28-të, Differdange e ngushtoi epërsinë në 2-1.

Me këtë rezultat u mbyllë edhe pjesa e parë, teksa në të dytën, u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Vendasit barazuan në 2-2 me anë të Hadji në minutën e 89-të.

Katër minuta më vonë, për epilogun e takimit u përkujdes Veton Tusha.

Në rrethin e dytë kualifikues, Drita do të ketë punë më Copenhagen.