Rodrygo te Barcelona? Fabrizio Romano flet për situatën e brazilianit

Rodrygo te Barcelona? Fabrizio Romano flet për situatën e brazilianit

Sport July 22, 2025 - 17:04

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka hedhur poshtë kategorikisht zërat që lidhnin Rodrygo me një kalim të mundshëm te Barcelona, duke deklaruar se “absolutisht nuk ka asgjë” mes lojtarit dhe klubit katalanas.

Duke folur për DAZN, Romano sqaroi se nuk ka pasur asnjë bisedë apo negociatë dhe theksoi se lajmi është plotësisht i pavërtetë.

“Nuk e di nga kanë dalë këto thashetheme për Rodrygon”, deklaroi Romano.

“Por, nga gjithçka që më është thënë, nuk ekziston asgjë. Barcelona e di që është e pamundur të negociojë me Rodrygon ose me Real Madridin”.

“Ky transferim nuk do të ndodhë, kjo është e sigurt”, shtoi më tej gazetari i talian.

Gjatë këtij muaji, në disa raportime mediatike është përmendur emri i Rodrygos si një mundësi e papritur për Barcelonën, por sipas Romanos, klubi katalanas asnuk e ka konsideruar seriozisht këtë opsion dhe nuk ka bërë asnjë tentativë për transferimin e sulmuesit brazilian.

Ai theksoi gjithashtu se marrëdhëniet mes dy klubeve e bëjnë të pamendueshëm një transferim të tillë, ndërsa edhe roli aktual i Rodrygos te Real Madridi e komplikon më tej çdo mundësi lëvizjeje.