
Formacionet zyrtare: Ballkani – Floriana
FC Ballkani rikthehet mbrëmjen e sotme në skenën evropiane, ku nga ora 20:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet me skuadrën malteze Floriana, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas një raundi pushimi, kampioni i trefishtë i Kosovës është gati të nisë aventurën me ambicie dhe përqendrim maksimal.
Orges tashmë e ka zyrtarizuar 11-shen startuese, ku Ivica Batarelo zë vendin e Gentrit Halilit në qendër të mbrojtjes.
Ballkani do të luajë me formacionin e zakonshëm 4-2-3-1, duke ruajtur ekuilibrin ndërmjet stabilitetit defensiv dhe shpejtësisë në fazën ofensive.
Në portë do të jetë Artan Iljazi. Mbrojtja përbëhet nga Geralb Smajli në të djathtë, Arbër Potoku në të majtë, ndërsa në qendër janë Bajram Jashanica dhe Ivica Batarelo.
Në mesfushë, mungesën e Marsel Ismajlgecit e mbulojnë Albert Diene dhe Ardit Deliu, të cilët do të kenë rol mbrojtës e ndërtues. Më përpara veprojnë Bleart Tolaj në të djathtë, Almir Kryeziu në të majtë dhe Giovanni në qendër si mesfushor ofensiv.
Në majë të sulmit është Sunday Adetunji, lojtari kyç për golat.
Ballkani: Iljazi, Jashanica, Smajli, Batarelo, Potoku, Diene, Deliu, Ribeiro, Kryeziu, Tolaj, Adetunji.
Floriana: Cioletti, Garzia, Lopez, Mendonca, Gamarra, Velia, Grech, Mombwa, Varela, Jan, Vesejli.