Erik ten Hag flet rreth thashethemeve për largimin e Granit Xhakës

Erik ten Hag flet rreth thashethemeve për largimin e Granit Xhakës

Sport July 23, 2025 - 09:17

Trajneri i Bayer Leverkusen, Erik ten Hag, ka lëshuar një deklaratë të prerë në lidhje me spekulimet rreth largimit të mundshëm të Granit Xhakës.

Mes raportimeve për interes nga klube të tilla si Sunderland dhe Fenerbahce, Ten Hag e bëri të qartë se reprezentuesi zviceran nuk është në shitje.

“Agjenti i Xhakës mund të thotë çfarë të dojë, por ky klub tashmë ka lënë të lirë tre lojtarë të rëndësishëm dhe nuk do të lëmë më të lirë”, ka thënë fillimisht trajneri i Leverkusenit.

“Graniti është një lider, ai ka ende tre vjet të mbetura në kontratën e tij këtu”, shtoi Ten Hag, duke theksuar rolin kyç të mesfushorit në skuadër si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.

32-vjeçari luajti një rol kyç në edicionin e parafundit të Leverkusenit për fitimin e titullit dhe mbetet në qendër të planeve afatgjata të Ten Hag.

Përveç tyre, Xhaka ka qenë i lidhur edhe me një transferim te Milani dhe Neom FC.