
Agjenti i Çalhanoglut flet për të ardhmen e Interit
Sport
July 23, 2025 - 09:39
Agjenti i Hakan Çalhanoglut, Gordon Stipic, ka folur për të ardhmen e lojtarit të tij tek Interi.
Agjenti ka konfirmuar se mesfushori do të qëndrojë tek Interi dhe se nuk ka negociata me klube të tjera.
“Hakani do të qëndrojë tek Interi”, u shpreh Stipici.
“Asnjë Fenerbahçe, as Galatasaray… ai kurrë nuk kërkoi të largohej nga Interi dhe është i vendosur të qëndrojë. Nuk ka negociata me klube të tjera”, tha për TRT Sport.
Mesfushori 32-vjeçari aktualisht ka kontratë me nerazzurrët deri më 30 qershor 2027. /Zëri