Ekitike pritet ta finalizojë transferimin te Liverpooli sot

Ekitike pritet ta finalizojë transferimin te Liverpooli sot

Sport July 23, 2025 - 10:03

Hugo Ekitike pritet të finalizojë transferimin e tij te Liverpooli sot përpara se të fluturojë për turneun e tyre parasezonal në Azi.

Sulmuesi filloi vizitat mjekësore në Londër dje dhe kjo pritet të përfundojë sot së bashku me kushtet personale.

Liverpooli ka rënë dakord për një marrëveshje për 23-vjeçarin me Eintracht Frankfurt me vlerë 79 milionë euro, e përbërë nga një tarifë fikse prej 69 milionë eurove, plus 10 milionë euro në bonuse. /Zëri