
Ter Stegen do t’i nënshtrohet edhe një operimi në shpinë, do të mungojë 3 muaj
Portieri i Barcelonës, Marc Andre ter Stegen do t’i nënshtrohet një operacioni, por i njëjti nuk do të largohet nga klubi blaugrana.
Lajmin e ka bërë të ditur vet lojtari përmes një shkrimi të gjatë ku tha se fizikisht dhe në aspektin atletik ndjehet në formë të mirë, por se nuk është liruar nga dhimbjet.
“Pas diskutimeve intensive me ekipin mjekësor të FC Barcelonës dhe ekspertë të jashtëm, mënyra më e shpejtë dhe më e sigurt për të rikuperuar plotësisht është ndërhyrja kirurgjikale në shpinë”.
“Pas operacionit të fundit në shpinë, jam rikthyer në fushë pas 66 ditësh-pothuajse dy muaj; këtë herë, mjekët besojnë se do të nevojiten rreth tre muaj si masë paraprake, për të shmangur çdo rrezik”, shkroi Ter Stegen.
Tutje, ai tha se emocionalisht i dhemb situata pasi tha se nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën gjatë kësaj kohe.
“Do t’ju mbaj të informuar për ecurinë time dhe dua t’ju falënderoj me zemër të gjithëve për përkrahjen tuaj të vazhdueshme”, tha ai.