Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Prishtinës dhe Larnes

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Prishtinës dhe Larnes

Sport July 24, 2025 - 21:54

Kanë përfunduar pa gola 45 minutat e parë mes Larnes dhe Prishtinës në duelin e parë për fazën kualifikuese në fazën e Ligës së Konferencës.

Skuadra kosovare e nisi shumë mirë ndeshje, duke rrezikuar portën e vendasve në disa raste.

Pas 12 minutash lojë, Prishtina e ka pasur mundësinë më të mirë për të shënuar ndaj Larnes së Irlandës së Veriut.

Pas harkimit të Valmir Veliut nga e majta, Rohan Ferguson e priti tentimin me kokë të Blend Baftiut.

Gjuajtja ishte qendrore dhe portieri i skuadrës irlandeze e priti pa telashe gjuajtjen e Baftiut.

Prishtina vazhdoi të kërkonte golin e epërsisë, mirëpo mbrojta kundërshtare ishte e ngjeshur.

Mbetet të shihet nëse në 45 minutat e dytë do të ketë ndonjë gol, por edhe ky rezultat i konvenon Prishtinës, pasi ndeshjen kthyese e zhvillon në “Fadil Vokrri”.