Lewandowski flet për të ardhmen e tij tek Barcelona pas spekulimeve për largim

Lewandowski flet për të ardhmen e tij tek Barcelona pas spekulimeve për largim

Sport July 26, 2025 - 19:10

Robert Lewandowski u bashkua me Barcelonën tre vite më parë dhe gjatë kësaj kohe është shndërruar në një ikonë të klubit. 

101 gola në 147 paraqitje flasin vetë, dhe ai shpreson të shënojë edhe shumë herë të tjera gjatë sezonit 2025–26. 

Në prag të sezonit të ri, Lewandowski dha një intervistë për Carrusel Deportivo sapo mbërriti në Japoni, ku skuadra e Hansi Flick po nis përgatitjet parasezonale. 

Sipas tij, do të jetë më e vështirë për Barcelonën të jetë e suksesshme në të gjitha frontet, në krahasim me sezonin 2024/2025. 

“Gjëja më e rëndësishme janë trofetë që duam të fitojmë. Unë mund të ndihmoj me paraqitjet e mia, por më e rëndësishmja është objektivi i ekipit”. 

“Këtë vit do të jetë më e vështirë, sepse të gjitha skuadrat duan të na mposhtin. Jemi këtu për t’u përgatitur mirë për sezonin dhe kemi gjëra që mund t’i përmirësojmë, duhet të bëjmë një hap përpara”. 

Sezoni 2025/2026 mund të jetë i fundit për Leëandoëskin si lojtar i Barcelonës, pasi kontrata e tij skadon për më pak se 12 muaj. 

I pyetur për këtë çështje, sulmuesi 36-vjeçar, i cili është lidhur me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite verën e ardhshme dha një përgjigje të rezervuar. 

“Kam shumë gjëra në kokë. Për mua, gjëja e rëndësishme nuk është ajo që ndodh në fund të sezonit, por ajo që mund të bëj gjatë këtij sezoni. Jam i qetë, ta shohim këtë sezon fillimisht”, përfundoi ai.