Donnarumma do të largohet nga PSG-ja, dy gjigantët anglezë në garë për portierin

Donnarumma do të largohet nga PSG-ja, dy gjigantët anglezë në garë për portierin

Sport July 27, 2025 - 14:25

Gianluigi Donnarumma pritet të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere, pasi klubi ka vendosur të mos rrezikojë ta humbasë në një transferim të lirë në të ardhmen.

Sipas L’Equipe, PSG është e gatshme të dëgjojë oferta për portierin italian, pasi bisedimet për rinovimin e kontratës së tij e cila skadon në qershor 2026  kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pagës.

Klubi parisien po punon për të gjetur një zëvendësues, dhe kandidati kryesor është Lucas Chevalier nga Lille. Ky transferim mund t’i kushtojë PSG-së rreth 40 milionë euro.

Duke parë këtë situatë, Manchester United dhe Manchester City kanë shfaqur interes të fortë për Donnarumman dhe tashmë janë futur seriozisht në garë për nënshkrimin e tij.

Për portierin 25-vjeçar janë raportuar më parë interesime edhe nga Chelsea dhe Galatasaray, por dy klubet nga Manchesteri shihen si favoritë aktualë.

Donnarumma vjen nga një sezon shumë i mirë me PSG-në, duke pasur rol kyç në fitoren historike të Ligës së Kampionëve për klubin francez.

Nëse ai vendos të rikthehet në Serie A, kandidatët më të besueshëm mbeten vetëm Interi dhe Juventusi të vetmit që mund të përballojnë pagën dhe statusin e tij.