
Barcelona triumfon në miqësore ndaj Vissel Kobe
Barcelona ka arritur fitore me rezultat 3-1 në turneun parasezonal në Japoni ndaj Vissel Kobe.
Pasi pati iniciativën për pjesën më të madhe të ndeshjes, blaugranasit e gjetën golin në minutën e 33-të përmes Eric Garcias që realizoi për 1-0 pas një tollovie brenda zonës.
Vendasit ia dolën që të barazojnë rezultatin në minutën e 42-të përmes Taisei Miyashiro i cili realizoi për 1-1 pas një gabimi të pafalshëm nga Pau Cubarsi.
Në pjesën e dytë Hansi Flick ndryshoi tërësisht përbërjen startuese, duke i dhënë hapësirë blerjeve të reja si Marcus Rashford dhe Roony Bardghji.
Ishte pikërisht Bardghji ai i cili në fund ia doli të realizonte për t’i dhënë epërsinë për herë të dytë Barcelonës.
Pas një aksioni mirë të organizuar, Bardghji realizoi në minutën e 77-të për 2-1 pas asistimit nga Robert Lewandowski.
Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes i riu Pedro Fernandez nga La Masia, i cili në minutën e 87-të realizoi për 3-1.
Barcelona tani do t’i luajë edhe dy ndeshje tjera miqësore në Japoni, fillimisht ndaj Seoul pastaj ndaj Daegu.