Zyrtare: Bayern Munich transferon Luis Diazin

Zyrtare: Bayern Munich transferon Luis Diazin

Sport July 30, 2025 - 10:57

Bayern Munich ka njoftuar se ka transferuar Luis Diazin.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në X.

Diazi ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2029.

“FC Bayern ka nënshkruar me kolumbianin Luis Diaz nga kampionët e Ligës Premier, Liverpool”.

“Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë në Munih deri më 30 qershor 2029 dhe do të veshë numrin 14 për kampionët gjermanë”, thuhet në njoftim. /Zëri

 

 

\