Luis Diazi flet si lojtar i ri i Bayern Munichut

Luis Diazi flet si lojtar i ri i Bayern Munichut

Sport July 30, 2025 - 11:12

Bayern Munich ka njoftuar se ka transferuar Luis Diazin.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në X.

Diazi ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2029.

Pas nënshkrimit të kontratës, Luis Diazi ka folur si lojtar i ri i Bayern Munichut.

“Do të thotë shumë për mua të jem pjesë e FC Bayernit – një nga klubet më të mëdha në botë. Dua ta ndihmoj ekipin tim të ri me stilin tim të të luajturit futboll dhe personalitetin tim”, u shpreh ai. /Zëri

 

 

\