Drejtori sportiv i Leverkusenit për transferimin e Xhakës te Sunderlandi: Zgjidhja më e mirë për të gjithë

Drejtori sportiv i Leverkusenit për transferimin e Xhakës te Sunderlandi: Zgjidhja më e mirë për të gjithë

Sport July 30, 2025 - 14:24

Sunderland AFC ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Granit Xhakës, i cili firmos për tre vjet në “Stadium of Light”, pasi arriti një marrëveshje me Bayer Leverkusenin.

Mesfushori zviceran mbërrin në Angli pas një periudhe të jashtëzakonshme me kampionët e Bundesligës, ku ishte një nga liderët kryesorë të skuadrës që shkroi historinë sezonin e kaluar.

Pas zyrtarizimit, drejtori sportiv i Bayer 04, Simon Rolfes, ka folur për rolin e madh që Xhaka kishte në suksesin historik të klubit gjerman.

“Granit Xhaka ishte lojtar kyç në ekipin e Leverkusenit që fitoi kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë në vitin 2024”, tha Rolfes.

“Pranimi i kërkesës së tij urgjente për transferim është i përshtatshëm për Bayer 04 sipas kushteve dhe rrethanave të negociuara dhe është zgjidhja më e mirë për të gjithë të përfshirët. I urojmë Granitit gjitha të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tij”.

Nga ana tjetër, vetë Xhaka u shpreh jashtëzakonisht i lumtur që i bashkohet Sunderland-it, duke thënë se ndjeu energjinë dhe mentalitetin e klubit sapo bisedoi me drejtuesit dhe se mezi pret të shkruajë një kapitull të ri në futbollin anglez.

Xhaka largohet nga Leverkusen pasi ndihmoi skuadrën e Xabi Alonso-s të fitonte titullin e parë të Bundesligës dhe Kupën e dytë të Gjermanisë, ndërsa vazhdon të mbajë rekordin si lojtari me më së shumti paraqitje për Zvicrën.

\