
Darwin Nunez, afër transferimit tek Al Hilal
Qendërsulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez, është afër transferimit tek Al Hilal.
Kështu ka njoftuar eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Romano tha se klubi nga Arabia Saudite dhe gjiganti anglez po shkojnë drejt finalizimit të marrëveshjes.
Tani mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i uruguaianit.
Propozimi i kontratës për sulmuesin nisi fundjavën që shkoi, ndërsa vendimi final do të merret shumë shpejt.
Klubi nga Saudi Pro League po mundohet ta shtyjë procesin përpara dhe ta bind lojtarin që të përfundojë tek gjiganti saudit.
Futbollistin e do me ngulm trajneri i ri i Al Hilal, Simone Inzaghi, që e ka prioritet.
26 vjeçari, nuk e ka treguar sa duhet veten në “Anfield Road” dhe largimi i tij prej aty gjatë kësaj vere duket se do të jetë i pashmangshëm.
Derisa, javët e kaluara, interesim për Darwin Nunez kishte pasur edhe Milani.